Tuesday / September 10 / 2024
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Ads
Bota Europa

Bie aktiviteti i bizneseve në Eurozonë për të pestin muaj radhazi

Share Share Icon

Indeksi i Menaxherëve të Blerjeve tregon shenja përmirësimi në vonesat e zinxhërve të furnizimit dhe besimin e bizneseve.

Aktiviteti i bizneseve në eurozonë është reduktuar për të pestin muaj radhazi, por pati shenja përmirësimi në besimin e bizneseve pasi kufizimet e zinxhërve të furnizimeve dhe presionet e çmimeve janë lehtësuar, sipas një sondazhi ku marrin pjesë shumë kompani.

Indeksi i përbërë i Menaxherëve të Blerjeve nga S&P Global, një indikator i rëndësishëm i kushteve të biznesit, u rrit me 0,5 pikë duke shkuar në 47,8 në muajin nëntor, por gjithsesi ai tregon rënien e dytë më të madhe në aktivitetin e kompanive gjatë nëntë viteve të fundit, duke përjashtuar periudhën e izolimeve të koronavirusit. Shifra nën 50 tregon rënie të aktivitetit dhe jo rritje të tij.

Rezultati i sondazhit ishte më pak i zymtë sesa pritej nga ekonomistët e anketuar nga Reuters, të cilët kishin parashikuar një rënie të indeksit deri në nivelin 47. Bizneset raportuan një lehtësim të kufizimeve të ofertës dhe të presioneve të kostove, si dhe u shprehën pozitivë për një pamje më optimiste gjatë vitit të ardhshëm. Norma e rënies së aktivitetit u lehtësua dukshëm te prodhuesit në Gjermani, ekonomia më e madhe e eurozonës.

Por, sondazhi tregoi gjithashtu rënie të prodhimit të fabrikave, reduktim të porosive të reja dhe ngadalësim të rritjes së punësimit, duke dhënë kështu një tjetër sinjal se prodhimi ekonomik i eurozonës pritet të bjerë këtë dimër.

“Recesioni duket i mundshëm, megjithëse të dhënat e fundit japin shpresë se niveli i rënies ekonomike mund të mos jetë aq i rëndë sa mendohej më parë,” tha Chris Williamson, kryeekonomist për bizneset në S&P Global Market Intelligence. Të dhënat treguan një rënie prej 0.2 për qind të produktit të brendshëm bruto të eurozonës në tremujorin e katërt, krahasuar me tremujorin e mëparshëm, tha ai.

Shenjat e lehtësimit të kufizimeve në zinxhirët e furnizimeve dhe rënia e presioneve të çmimeve nga prodhuesit mund të “heqin një pjesë të presionit” nga Banka Qendrore Europiane, në një kohë kur politikëbërësit e saj po vlerësojnë se sa duhen rritur më tej normat e interesit për të zbutur inflacionin rekord të eurozonës, shtoi ai.

Shumica e ekonomistëve mendojnë se eurozona tashmë ka hyrë në një recesion teknik, përkufizimi i të cilit është: dy tremujorë radhazi të rënies së prodhimit. Por, ata presin që kjo rënie do të jetë më e ulët nga sa mendohej fillimisht, për shkak të rënies së çmimeve të energjisë dhe lehtësimit të shqetësimeve për mungesat e gazit./ FT

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Për herë të parë botohen treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore

Eksploro Top List

Lajme të Ngjashme

Azi / Bota /

Çmimet e dobëta të Kinës nxisin frikën e deflacionit

Rriten shqetësimet se forcat deflacioniste po zënë rrënjë në ekonominë e dytë më të madhe në botë Çmimet e prodhimit industrial ranë 1.8 për qind n...

1 day më parë 3 Min Lexim
Europa /

Mario Draghi bën thirrje për rritjen e investimeve të BE-së me 800 miliardë euro

Ish-kryeministri italian kërkon "strategji të re industriale" për të ndaluar Europën që të mbetet pas SHBA-së dhe Kinës Mario Draghi ka kërkuar një...

1 day më parë 5 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu Falas!