Saturday / September 7 / 2024
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Ads
Rajoni

BERZH jep hua për të mbështetur projektet hekurudhore në Maqedoninë e Veriut 

Share Share Icon

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka zgjeruar financimin për ndërtimin e një seksioni lindor të rrjetit hekurudhor në Maqedoninë e Veriut.

Pjesë e Korridorit VIII Pan-Europian, projekti do të mbështetet nga një hua prej 200 milionë eurosh nga BERZH, së bashku me një grant prej 75 milionë eurosh nga BE-ja.

Për të ofruar mbështetje teknike për përgatitjen dhe mbikëqyrjen e projekteve, donatorët e Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF), kanë dhënë 6 milionë euro në grante.

Një event u mbajt për të shënuar fillimin e punimeve ndërtimore në pjesën prej 34 km nga Beljakovce në Kriva Palanka.

Kompania austriake Strabag do të jetë përgjegjëse për punimet e seksionit nga Kumanova në Beljakovce, ndërsa kompania turke Gülermak do të ndërtojë seksionin nga Beljakovce në Kriva Palanka.

Duke filluar nga Kumanova, pjesa lindore prej 89 km e Korridorit VIII, do të përfundojë në Dave Bair, në kufirin me Bullgarinë, duke kaluar përmes Beljakovce dhe Kriva Palanka.

Projekti do të ndihmojë në përmirësimin e sistemit të transportit të Maqedonisë së Veriut, pasi pjesa lindore e Korridorit VIII të jetë plotësisht funksionale.

Kreu i BERZH për Maqedoninë e Veriut, Andi Aranitasi, tha: “Përmirësimi i infrastrukturës së transportit dhe i hekurudhave, si një mënyrë transporti më e sigurt dhe më e gjelbër, jo vetëm që do të përmirësojë lidhjen rajonale dhe do të hapë mundësi të reja ekonomike dhe tregtare, por gjithashtu luan rol kyç në adresimin e çështjes urgjente të ndryshimeve klimatike”.

Filluan gjithashtu punimet në rrjetin hekurudhor të Shqipërisë, duke përfshirë rindërtimin e lidhjeve hekurudhore për të lidhur, nëpërmjet Maqedonisë së Veriut, portin shqiptar të Durrësit në Adriatik, me portin e Varnës në Detin e Zi në Bullgari.

BERZH deri tani ka rënë dakord të sigurojë 940 milionë euro për projektet hekurudhore në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Gjithashtu planifikon të shpërndajë 840 milionë euro të tjera në një periudhë afatmesme.

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Për herë të parë botohen treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore

Eksploro Top List

Lajme të Ngjashme

Bosnjë-Hercegovina nuk është më në inflacion, por sfidat ekonomike vazhdojnë

Analisti ekonomik Faruk Hadzic deklaroi se, statistikisht, Bosnjë-Hercegovina nuk është më në inflacion. Megjithatë, kriza e rëndë ekonomike ka lën...

4 days më parë 2 Min Lexim

Kroacia shënon rënien më të madhe të shitjes me pakicë në BE

Sipas Eurostat, Kroacia shënoi rënien më të madhe (-2,7%) të vëllimit të tregtisë me pakicë në Bashkimin Europian në qershor 2024, krahasuar me mua...

5 days më parë 2 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu Falas!