Tuesday / September 10 / 2024
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Ads
Nga Vendi

Bashkëpunimi rajonal, krijim i një rrjeti të përbashkët në lehtësimin e tregtisë mes vendeve të Mesdheut

Share Share Icon

Integrimi politik dhe ekonomik drejt strukturave dhe tregjeve europiane do të bëjë të mundur krijimin e një rrjeti të  përbashkët rajonal në lehtësimin e tregtisë mes vendeve të Mesdheut.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, mori pjesë në takimin e 11-të Ministrave të Tregtisë së vendeve të Mesdheut, i cili u zhvillua online.

Gjatë këtij takimi Ministrja Denaj, prezantoi para homologëve arritjet që Shqipëria  ka realizuar, edhe pse  në një kohë që është  kohë sfiduese për të gjithë botën. “Kthimi së bashku në këtë moment, për të vazhduar ose ndërmarrë iniciativa të reja për ndryshimin e politikave, është më e rëndësishme se kurrë”, tha Ministrja.

“Ne kemi krijuar Komitetin Kombëtar për Politikën Tregtare dhe Koordinimin e Lehtësimit të Tregtisë, i cili funksionon si një forum politikëbërës mbi tregtinë në një nivel kombëtar që koordinon dhe konsultohen politikat e tregtisë me sektorin privat”, u shpreh Ministrja në fjalën e saj.

Ministrja vlerësoi gjithë hapat e ndërmarrë  dhe kontributin e dhënë  në Planin Shumëvjeçar për krijimin e Zonës Ekonomike Rajonale për 2017-2020 brenda Gjashtë Ballkanit Perëndimor (6).

“Në këtë kontekst ne jemi angazhuar për të siguruar një zbatim më efektiv të marrëveshjeve ekzistuese bilaterale dhe rajonale të tregtisë,  që me mbështetjen e Sekretariatit të CEFTA-s dhe Qendrës Rajonale të Bashkëpunimit, ne kemi avancuar bashkëpunimin në katër fusha kryesore: tregtia, investimet, lëvizshmëria dhe integrimi dixhital”, u shpreh Denaj.

Një ndër hapat e rëndësishme Ministrja Denaj cilësoi kryesimin e CEFTA, nga vendi ynë, ku u miratua Vendimi për Njohjen e Përbashkët të Operatorëve të Autorizuar Ekonomik dhe Protokollin Gjashtë (6) për Liberalizimin e Tregtisë në Shërbime.

Ndërkohë që iniciativat e korsisë së gjelbër në pikat ndërkufitare për produktet midis palëve të CEFTA, por gjithashtu t’i zgjerojmë ato edhe në pikat ndërkufitare me anëtarin e BE, deri në vitin 2021, shihet si një mundësi shumë e mire.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Denaj nënvizoi, se sipas Planit Shumëvjeçar të Veprimit për krijimin e një Tregu të Përbashkët Rajonal për 2021-2024, ne shpresojmë që një angazhim i zgjeruar politik i gjashtë Kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, të arrijmë  qëllimin e rritjes së mëtejshme të bashkëpunimit dhe uljen e kohës dhe kostove mbi tregtinë.

“Ne jemi të etur për të ndërmarrë masa të mëtejshme afatshkurtra dhe afatmesme që do të thellojnë integrimin tonë rajonal, si një hap i domosdoshëm drejt qëllimit tonë të përbashkët për të lehtësuar tregtinë”, u shpreh Ministrja Denaj gjatë Takimit të  Ministrave të Tregtisë së vendeve të Mesdheut.

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Për herë të parë botohen treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore

Eksploro Top List

Lajme të Ngjashme

Investimet e Huaja Direkte përsëri rritje, arritën në 749 milionë euro për 6-mujorin e parë

Investimet e Huaja Direkte shënuan vlera të reja rekord për tremujorin e dytë dhe të gjithë 6-mujorin e parë të vitit. Sipas të dhënave nga Banka e...

8 hours më parë 3 Min Lexim
Banka /

BSH: Çmimi mesatar i banesave i është kthyer rritjes

Çmimet e banesave iu kthyen rritjes në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas Indeksit Fischer të llogaritur nga Banka e Shqipërisë, çmimi i banesave ...

9 hours më parë 4 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu Falas!