Tuesday / December 9 / 2025
[gtranslate]
Revista Monitor Logo
[gtranslate]
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Ads
Kosova Lajmet Kryesore

“Bashkëpunimi ka evoluar ndjeshëm, megjithatë ende ekziston potencial i pashfrytëzuar”

Share Share Icon

Intervistë me z. Fatmir Zymberi – Kryetar i Bordit të “Prishtina Mall”

 

Pas më pak se dy vitesh nga hapja, “Prishtina Mall” po konsolidohet si një qendër e rëndësishme ekonomike dhe tregtare në rajon.

Projekti, një nga investimet më të mëdha private të realizuara në Kosovë, dhe qendra tregtare më e madhe në Europën Juglindore, po hyn në një fazë të re zhvillimi përmes një marrëveshjeje financimi sindikal prej 75 milionë eurosh me International Finance Corporation (IFC) – pjesë e Grupit të Bankës Botërore – që synon të mbështesë investimet në energji të pastër, eficiencë dhe modernizim

Ky financim, i pari i këtij lloji në Kosovë, pritet të forcojë qëndrueshmërinë financiare të qendrës dhe të përshpejtojë zhvillimin e saj në drejtim të inovacionit dhe gjelbërimit.

Me mbi 240 marka ndërkombëtare dhe një fluks vizitorësh që gjatë fundjavave përbëhet në 20–25% nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, “Prishtina Mall” po kthehet gjithnjë e më shumë në një pikë lidhjeje rajonale për tregtinë, turizmin dhe argëtimin në Ballkan.

Në këtë sfond, përforcimi i marrëdhënieve ekonomike mes Shqipërisë dhe Kosovës merr një dimension të ri. Rritja e bashkëpunimit në sektorin e tregtisë, investimeve dhe shërbimeve po shfaqet si një proces natyror që ndihmon konsolidimin e një tregu të përbashkët shqiptar në rajon.

Në një intervistë për Monitor, z. Fatmir Zymberi ndalet te ndikimi i këtij investimi, perspektiva e zgjerimit të “Prishtina Mall” dhe mundësitë që hapen për thellimin e bashkëpunimit ekonomik ndërkufitar.

 

Si ka qenë performanca e “Prishtina Mall” që nga hapja?

Që nga hapja në mars të vitit 2023, “Prishtina Mall” është shndërruar në destinacionin kryesor për blerje, argëtim dhe biznes në rajon.

Sot, qendra strehon mbi 240 marka ndërkombëtare dhe vendase, me një shkallë të lartë të zënies së hapësirave dhe një ofertë të larmishme komerciale.

Që nga hapja, kemi mirëpritur dhjetëra miliona vizitorë, me një rritje të qëndrueshme të fluksit mujor dhe shitjeve. “Prishtina Mall” është bërë një magnet i vërtetë për konsumatorët nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, duke e pozicionuar Prishtinën si një qendër të re tregtare dhe turistike në Ballkan.

Falë dizajnit, dritës natyrale, ajrit të pastër dhe të papoluar, “Prishtina Mall” është tashmë destinacioni kryesor i rajonit – një alternativë ndaj hapësirave publike, ku familjet dhe miqtë mblidhen bashkë.

Në aspektin e investimeve, projekti përfaqëson njërën nga investimet private më të mëdha të realizuara ndonjëherë në Kosovë, ndërsa bashkëpunimi i fundit me International Finance Corporation (IFC), në vlerë deri në 75 milionë euro, siguron stabilitet afatgjatë dhe mbështet zhvillimin e qëndrueshëm të qendrës.

 

Potenciali

Si Shqipëria, ashtu edhe Kosova po përjetojnë rritje të shpejtë ekonomike, dhe me përmirësimet e vazhdueshme në infrastrukturë, kufijtë ekonomikë dhe socialë mes dy vendeve po bëhen gjithnjë e më të hapur. Si rezultat, ndërveprimi midis dy tregjeve është zhvilluar në mënyrë organike, me bizneset nga të dy anët që e shohin njëra-tjetrën si zgjerim natyral të tregut të tyre dhe si mundësi të vlefshme për zhvillim.

 

Për çfarë do të përdoret investimi prej 75 milionë eurosh?

Ky financim është strategjik dhe do të përdoret për të:

  • Përmirësuar ofertën tregtare dhe përvojën e klientëve, duke tërhequr marka të reja ndërkombëtare dhe modernizuar hapësirat ekzistuese;
  • Avancuar iniciativat e qëndrueshmërisë, përfshirë instalimin e paneleve diellore fotovoltaike me kapacitet prej 4.5 MWh për të reduktuar ndjeshëm konsumin e energjisë;
  • Përshpejtuar transformimin digjital, duke e bërë përvojën në qendër më inteligjente dhe më të lidhur;
  • Modernizuar dhe zgjeruar hapësirat e argëtimit për të pritur më shumë ngjarje të orientuara drejt komunitetit.

Ky investim ka të bëjë me inovacionin dhe përmirësimin e vazhdueshëm – jo vetëm të ndërtesës, por edhe të përvojës që “Prishtina Mall” u ofron vizitorëve çdo ditë.

 

Si pritet të ndikojë ky investim në ekonominë lokale dhe çfarë inovacionesh do të sjellë në treg?

Në nivel lokal, ky investim do të krijojë vende të reja pune, do të mbështesë bizneset partnere dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe do të rrisë kërkesën për shërbime vendore.

Për më tepër, “Prishtina Mall” do të bëhet më efikase dhe më e qëndrueshme, gjë që ndikon pozitivisht si në ekonomi, ashtu edhe në komunitet. Kjo përkthehet gjithashtu në përfitime ekonomike për të gjithë rajonin.

Në nivel rajonal, qendra do të forcojë rolin e saj qendror duke udhëhequr agjendën e gjelbër të rajonit.

 

 

Si e vlerësoni fuqinë blerëse dhe trendet e konsumatorëve në Kosovë?

Tregu i Kosovës është zhvilluar në një mjedis modern dhe dinamik, ku konsumatorët kërkojnë gjithnjë e më shumë përvoja tërheqëse që ndërthurin blerjet, argëtimin dhe gastronominë.

“Prishtina Mall”, si destinacioni më modern dhe më i përditësuar tregtar në rajon, përfaqëson shembullin më të mirë të këtij trendi.

Me hapësirat mbresëlënëse të argëtimit dhe gastronomisë, si dhe me kinematë më moderne në rajon, “Prishtina Mall” plotëson në mënyrë të përsosur kërkesat në rritje të tregut të Kosovës dhe ka luajtur një rol kyç në modernizimin e peizazhit tregtar të vendit.

Kjo ndërthurje unike e blerjeve dhe përvojës është ajo që e bën “Prishtina Mall” një destinacion javor për familjet, të rinjtë dhe turistët.

 

Sa interes kanë treguar vizitorët nga Shqipëria?

Interesi për “Prishtina Mall” ka qenë i jashtëzakonshëm. Vizitorët nga Shqipëria janë të pranishëm gjatë gjithë javës, me një rritje të dukshme gjatë fundjavave dhe festave, kur mbi 20–25% e vizitorëve totalë vijnë nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

“Prishtina Mall” është pozicionuar shpejt si një pikë takimi rajonale – një vend ku blerjet, gastronomia dhe argëtimi bashkohen në një ambient dinamik.

Kjo tërheqje ndërkufitare jo vetëm që ka nxitur turizmin e brendshëm, por ka pozicionuar Kosovën si një destinacion të gjallë dhe mikpritës për familjet, grupet dhe vizitorët nga e gjithë rajoni, veçanërisht nga Shqipëria.

Përtej tregtisë, ngjarjet e shumta, hapësirat e argëtimit dhe përvojat kulinare të qendrës kanë ndihmuar në formësimin e një qendre të re rajonale të stilit të jetesës – duke forcuar lidhjet kulturore, inkurajuar vizita të përsëritura dhe krijuar një ndjenjë komuniteti që shtrihet përtej kufijve të Kosovës.

 

Planet

Për “Prishtina Mall”, sinergjia rajonale paraqet një perspektivë premtuese. Ne po shqyrtojmë aktivisht mundësi bashkëpunimi dhe zhvillimi që mund të forcojnë më tej praninë dhe ndikimin tonë në rajon, nëse kërkesa e tregut dhe kushtet e investimit do të jenë të favorshme në të ardhmen.

 

Kohët e fundit, shumë biznese të Kosovës kanë shfaqur interes në rritje për tregun e shitjes me pakicë në Shqipëri. Pse mendoni se po ndodh kjo dhe a planifikoni të zgjeroheni atje?

Ky interes në rritje është një zhvillim natyral. Si Shqipëria, ashtu edhe Kosova po përjetojnë rritje të shpejtë ekonomike, dhe me përmirësimet e vazhdueshme në infrastrukturë, kufijtë ekonomikë dhe socialë mes dy vendeve po bëhen gjithnjë e më të hapur.

Si rezultat, ndërveprimi midis dy tregjeve është zhvilluar në mënyrë organike, me bizneset nga të dy anët që e shohin njëra-tjetrën si zgjerim natyral të tregut të tyre dhe si mundësi të vlefshme për zhvillim.

Për “Prishtina Mall”, kjo sinergji rajonale paraqet një perspektivë premtuese. Ne po shqyrtojmë aktivisht mundësi bashkëpunimi dhe zhvillimi që mund të forcojnë më tej praninë dhe ndikimin tonë në rajon, nëse kërkesa e tregut dhe kushtet e investimit do të jenë të favorshme në të ardhmen.

 

Si e vlerësoni bashkëpunimin midis Shqipërisë dhe Kosovës në aspektin e investimeve dhe mjedisit të biznesit?

Bashkëpunimi ka evoluar ndjeshëm, megjithatë ende ekziston potencial i pashfrytëzuar. Pengesat burokratike ndonjëherë ngadalësojnë proceset, por kohët e fundit ka përparim në eliminimin e tyre.

Megjithatë, fryma e bashkëpunimit është e fortë dhe në rritje. Po shohim më shumë projekte dypalëshe, investime të përbashkëta dhe qarkullim kapitali ndërkufitar se kurrë më parë.

Në shumë aspekte, bizneset kanë udhëhequr rrugën, dhe tani është koha që politikat publike të ecin me të njëjtin ritëm si sipërmarrja.

 

 

Cilat janë këshillat tuaja se çfarë mund të bëjnë qeveritë për të përmirësuar klimën për të bërë biznesi dhe për të nxitur më shumë marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve?

Fryma e bashkëpunimit është e fortë dhe në rritje. Po shohim më shumë projekte dypalëshe, investime të përbashkëta dhe qarkullim kapitali ndërkufitar se kurrë më parë.

Në shumë aspekte, bizneset kanë udhëhequr rrugën, dhe tani është koha që politikat publike të ecin me të njëjtin ritëm si sipërmarrja.

Së pari, duhet thjeshtuar procedurat dhe ulur kostot administrative për bizneset që operojnë ndërkufitarisht.

Së dyti, të krijohen mekanizma të përbashkët promovimi ekonomik që pozicionojnë Kosovën dhe Shqipërinë si një treg të vetëm për investime rajonale.

Dhe së treti, të investohet më shumë në infrastrukturë, energji të gjelbër dhe dixhitalizim, që janë baza e konkurrencës moderne.

Kur krijohet një klimë e favorshme, bizneset vetë bëhen ambasadorë të zhvillimit ekonomik kombëtar dhe rajonal.

 

 

Kredia sindikale 75 mln euro

Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC) ka njoftoi se po investon në infrastrukturën e gjelbër dhe cilësore të shitjes me pakicë dhe zyrave të Prishtina Mall Sh.A. në Kosovë, me qëllim forcimin e integrimit ekonomik rajonal, mbështetjen e zhvillimit të sektorit privat, ruajtjen e mijëra vendeve të punës dhe promovimin e iniciativave për efiçiencë energjetike.

Ky investim përfaqëson angazhimin më të madh të IFC-së në sektorin privat dhe financimin e parë të sindikuar në Kosovë, me një vlerë totale që arrin deri në 75 milionë euro.

“Jemi krenarë që po bashkëpunojmë me IFC-në në këtë investim transformues, i cili jo vetëm që forcon rritjen e Prishtina Mall, por gjithashtu e ngre Kosovën si një qendër në zhvillim të tregtisë së qëndrueshme dhe rajonale,” tha Fatmir Zymberi, Kryetar i Bordit të Prishtina Mall Sh.A.

Përfaqësues të lartë nga institucionet kryesore të Kosovës vlerësuan këtë partneritet historik, duke theksuar rëndësinë e tij në forcimin e besimit të investitorëve dhe në promovimin e rritjes së gjelbër ekonomike.

Visar Perani, Udhëheqës i zyrës së IFC-së për Kosovë dhe Maqedoni Veriore, deklaroi:

“Ky investim mbështet prioritetet strategjike të IFC-së në Kosovë, duke zgjeruar punësimin formal në sektorin privat dhe duke forcuar qëndrueshmërinë mjedisore.

Ai përputhet me përpjekjet tona për të krijuar më shumë mundësi punësimi cilësor, përfshirë për të rinjtë dhe gratë, duke promovuar njëkohësisht energjinë e rinovueshme dhe efiçiencën energjetike për të adresuar përzierjen e lartë të energjisë me bazë karboni në vend.”

Falë financimit nga IFC, Prishtina Mall do të bëhet një nga komplekset e para tregtare në Kosovë me certifikimin EDGE (Excellence in Design for Greater Efficiencies), duke theksuar përkushtimin e saj ndaj zhvillimit të gjelbër dhe efikas energjetik.

Instalimi i planifikuar i 4.5 megavat-orëve energji diellore, së bashku me masa të tjera qëndrueshmërie, do të përmirësojë më tej performancën mjedisore dhe qëndrueshmërinë e qendrës tregtare.

 

Lexoni edhe:

Pse kompanitë e Kosovës po zbarkojnë në Shqipëri

 

 

 

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Inflacioni i nëntorit 2.1%, por qiratë dhe ushqimet bëhen më të shtrenjta

Çmimet e qirave dhe ushqimeve në rritje ishin përbërësit kryesorë të inflacionit në muajin nëntor, i cili ishte 2.1% sipas të dhënave zyrtare të IN...

8 hours më parë 2 Min Lexim

Sigurimi i pronës i plogësht, siguruesit besojnë se qeveria do tërhiqet nga skema e propozuar

Tregu i sigurimit të pronës nga fatkeqësitë natyrore është shfaqur i plogësht edhe gjatë këtij viti. Sipas të dhënave nga Autoritetit i Mbikëqyrjes...

9 hours më parë 4 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!