Aktiviteti prodhues i Kinës, ra papritur në maj, duke mbajtur gjallë thirrjet për stimuj të rinj, pasi një krizë e zgjatur e pronave, vazhdon të rëndojë në besimin e biznesit, konsumatorëve dhe investitorëve.
Indeksi zyrtar i menaxherëve të blerjeve të prodhimit (production purchasing menaxhers index, PMI) ra në 49.5 në maj, nga 50.4 në prill, tha Byroja Kombëtare e Statistikave (NBS), nën 50 pikë, që ndan rritjen nga tkurrja.
“Unë mendoj, se të dhënat reflektojnë veçanërisht kërkesën e brendshme të butë, sektori i banesave vazhdoi të përkeqësohej dhe shitjet me pakicë, nuk ishin të forta,” tha Xu Tianchen, ekonomist i lartë në Njësinë e Inteligjencës së Economist.
“Leximi i majit, mund të tregojë një pengesë të përkohshme. Ne ndoshta, do të shohim një përmirësim në qershor, pasi politikat e reja të qeverisë të fillojnë të ndikojnë, si plani i shpëtimit të pronës dhe emetimi i obligacioneve të veçanta sovrane,” shtoi ai.
Nën-indekset e PMI-së, për porositë e reja dhe porositë e reja të eksportit, u ulën pas dy muajsh rritjeje, ndërkohë që punësimi vazhdoi të tkurret.
Nën-indeksi i shërbimeve jo-prodhuese, u përmirësua në 50.5 në maj, nga 50.3 në prill. Por, rritja e përfaqësuar nga indeksi më i gjerë i shërbimeve, i cili përfshin gjithashtu ndërtimin, u ngadalësua në maj, në 51.1 nga 51.2 një muaj më parë.
Problemet në sektorin e pronave, kanë pasur një ndikim negativ në fusha të gjera, të ekonomisë së Kinës dhe kanë ngadalësuar, përpjekjet e Pekinit, për të zhvendosur modelin e tij të rritjes, më shumë drejt konsumit të brendshëm, nga investimet e nxitura nga borxhi.
Shitjet me pakicë muajin e kaluar, u rritën në nivelin më të ngadaltë, që nga dhjetori 2022, ndërsa çmimet e shtëpive të reja, ranë me ritmin më të shpejtë në nëntë vjet, duke sugjeruar, se është shumë herët të thuhet, nëse ekonomia e goditur, më në fund ka kthyer.
Fondi Monetar Ndërkombëtar, rishikoi të mërkurën parashikimin e rritjes së Kinës, me 0.4 pikë përqindjeje, në 5% për 2024 dhe 4.5% në 2025, por paralajmëroi se sektori i pronave, mbeti një rrezik kryesor i rritjes.
Kina ndërmori këtë muaj, hapa “historikë”, për të stabilizuar tregun e pronave, por analistët thonë se masat, nuk arrijnë atë që kërkohet, për një rimëkëmbje të qëndrueshme.
Nie Wen, ekonomist në Shanghai Hëabao Trust, tha se rënia e përforcoi rastin, për më shumë mbështetje.
“Ekziston ende nevoja, për të forcuar stimujt nga ana e kërkesës, ndërsa në të njëjtën kohë, të renditen sa më shpejt kanalet e kredisë, për të shmangur tkurrjen e bilanceve të institucioneve financiare, gjë që do të kishte një efekt negativ në ekonomi”, tha Nie. / FT