Tuesday / December 9 / 2025
[gtranslate]
Revista Monitor Logo
[gtranslate]
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Ads
Financa Lajmet Kryesore Nga Vendi

2024, përmirësohen të ardhurat me PBB, por kursimet e “rreme” deformojnë shpenzimet

Share Share Icon

Gjatë vitit të kaluar, të ardhurat buxhetore shënuan 28.1% të PBB-së, niveli më i lartë në periudhën e tranzicionit, por ky rendiment nuk po përkthehet në shpenzime eficiente.

Të dhënat zyrtare tregojnë se shpenzimet publike në vitin 2024 shënuan 28.8% të PBB-së, në trend ulës që nga pandemia. Madje në nivel më të ulët se në vitin 2014 ku ishin 31.5% e PBB-së.

Zhvillimet buxhetore të tre viteve të fundit në pamjen e parë interpretohen si shenjë e konsolidimit fiskal dhe përmirësimit të performancës buxhetore, por të dhënat më të detajuara tregojnë se rënia e shpenzimeve nuk është pasojë e kursimit apo disiplinës fiskale, por e paaftësisë për të realizuar programin buxhetor të miratuar me ligj.

Të ardhurat buxhetore janë rritur nga rreth 24% e PBB-së në vitin 2013 në afro 28.1% në vitin 2024. Kjo rritje erdhi kryesisht nga përmirësimi i administratës tatimore, dixhitalizimi i shërbimeve fiskale, lufta kundër informalitetit dhe zbatimi i politikave për zgjerimin e bazës tatimore.

Megjithatë, Shqipëria vijon të mbetet poshtë mesatares së rajonit dhe ndjeshëm nën vendet e BE-së, ku të ardhurat arrijnë mbi 40% të PBB-së.

Nga ana tjetër, shpenzimet publike në vitin 2024 ishin më të ulëta sesa ishin planifikuar me ligjin e buxhetit. Rreth 420 milionë euro “tepruan” në  fundit të vitit të kaluar.

Ky fenomen është bërë kronik sidomos në zërin e investimeve publike, ku qeveria në mënyrë sistematike nuk arrin të realizojë programin vjetor.

Për shembull, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, në vitin 2023 u realizua vetëm 85% e fondit të parashikuar për investime, ndërsa në vitin 2022 kjo shifër ishte edhe më e ulët.

Burimet e këtyre vonesave janë të shumta që nga mungesa e projekteve të gatshme për zbatim, probleme me prokurimet publike, mungesë kapacitetesh teknike në nivel vendor dhe qendror, por edhe vonesa në financimet nga donatorët ndërkombëtarë.

FMN dhe Banka Botërore, në raportet e tyre, kanë vënë në dukje përmirësimin e mbledhjes së të ardhurave, por kanë shprehur shqetësime për zbatimin e dobët të projekteve buxhetore dhe kanë sugjeruar më shumë shpenzime për mbrojtjen sociale.

Kjo paaftësi për të realizuar shpenzimet e planifikuara është një pengesë reale për zhvillimin ekonomik. Shpenzimet publike, sidomos investimet kapitale, janë një faktor kryesor për rritjen ekonomike.

Në periudhën pas tranzicionit, në vitet 1993–1997, të ardhurat ishin mesatarisht 18–22% e PBB-së, ndërkohë që shpenzimet publike arrinin deri në 34%. Pas vitit 1998, të ardhurat filluan të rriten ndjeshëm, duke kapur për herë të parë nivelin mbi 26% të PBB-së.

Nga viti 2010 e në vijim ka përpjekje për konsolidim fiskal, me një ngushtim të diferencës midis të ardhurave dhe shpenzimeve.

Në disa vite si 2015–2017, hendeku u ngushtua ndjeshëm, duke reflektuar përpjekjet për reforma në administratën fiskale dhe kufizimin e shpenzimeve kapitale.

Në vitet e fundit, përfshirë 2023 dhe 2024, të ardhurat janë rritur gradualisht, duke arritur rreth 28.1% të PBB-së duke arritur për herë të parë gati të njëjtin nivel me shpenzimet./ B.Hoxha

Burimi: Ministria e Financave

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Inflacioni i nëntorit 2.1%, por qiratë dhe ushqimet bëhen më të shtrenjta

Çmimet e qirave dhe ushqimeve në rritje ishin përbërësit kryesorë të inflacionit në muajin nëntor, i cili ishte 2.1% sipas të dhënave zyrtare të IN...

9 hours më parë 2 Min Lexim

Sigurimi i pronës i plogësht, siguruesit besojnë se qeveria do tërhiqet nga skema e propozuar

Tregu i sigurimit të pronës nga fatkeqësitë natyrore është shfaqur i plogësht edhe gjatë këtij viti. Sipas të dhënave nga Autoritetit i Mbikëqyrjes...

9 hours më parë 4 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!