12 persona humbin jetën në 24 orë, regjistrohen 525 raste të reja me Covid-19
525 qytetarë janë konfirmuar pozitivë të prekur nga virusi SARS-COV2 në 24 orët e fundit nga 1967 testime të kryera. Më shumë se gjysma e raste të reja i përkasin kryeqytetit.
“Rastet sipas shperndarjes gjeografike:
222 raste në Tiranë, 38 në Shkodër, 24 në Durrës, nga 21 raste në Krujë, Vlorë, 20 në Berat, 18 në Kukës, nga 15 raste në Kuçovë, Elbasan, 14 në Librazhd, 11 në Lushnje, nga 10 raste në Korçë, Përmet, Malësi e Madhe, Gramsh, 9 në Pogradec, nga 8 raste në Kurbin, Kavajë, Skrapar, nga 6 raste në Fier, Mat, nga 5 raste në Dibër, Peqin, 4 në Tropojë, nga 2 raste në Lezhë, Sarandë, Bulqizë, 1 në Devoll.
Sot është shënuar edhe numri më i lartë i viktimave që nga fillimi i epidemisë.
“Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 12 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 34 vjeçar nga Durrësi, një 66 vjeçar nga Lezha, një 69 vjeçar dhe një 77 vjeçar nga Pogradeci, një 71 vjeçar nga Berati, një 51 vjeçar, një 56 vjeçar, një 69 vjeçar, 75 vjeçar dhe 78 vjeçare nga Tirana, një 67 vjeçar nga Elbasani, një 70 vjeçar nga Korça, me sëmundje bashkëshoqëruese.”.
Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 360 pacientë, 10 në terapi intensive nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 111 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,203 që nga fillimi i epidemisë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.