Interesat e depozitave në lekë e nisin vitin me nivelin më të ulët historik. Banka e Shqipërisë publikoi këto ditë nivelin e interesave që ofrojnë bankat për kursimet dhe në tabelën e publikuar në wbin e saj, norma maksimale e interesit për depozitat me afat maturimi 12 mujor arrin në 2.4 % dhe norma minimale është vetëm 0.2 për qind dhe ofrohet nga banka më e madhe për depozitat, Raifeisen Bank. Normat e interesit për maturimin 12 mujor janë disi me favorizuese, pasi për afatet 3 dhe 6 mujore interesat janë poshtëm shumw adër zeros se 1 %.
Në janar interesi mesatar i depozitave 12 mujore zbriti në 1.5 për qind nga 1.65 % që ishte në muajin tetor të vitit 2014
Por përfitimet e qytetarëve nga këto interesa do të jenë më të ulta këtë vit në krahasim me vitin 2014, për shkak rritjes të tatimit mbi interesat në 15 % nga 10 për qind që ishte deri me 1 janar 2015.
Interesat e depozitave kanë qenë ato që e kanë “pësuar” më shumë nga politika monetare lehtësuese e Bankës së Shqipërisë, duke zbritur nga rreth 6% që ishin në mesin e vitit 2011, kur institucioni monetar qendror filloi uljen e normës bazë (nga 5.25% në atë kohë në 2.5% aktualisht) në rreth 1.6% në shtator 2014, duke rënë me 4.4 pikë përqindjeje. interesat e kredive kanë rënë me rreth 2.5 pikë përqindjeje për të njëjtën periudhë.
Linku i tabeles së interesave
http://www.bankofalbania.org/web/Normat_e_interesit_te_depozitave_ne_6331_1.php
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.