Qeveria shqiptare ka miratuar vendimin për Planit Kombëtar të Veprimit për zbatimin e Strategjisë Rajonale për Evropën Juglindore, 2014 – 2020.
Sipas vendimit të publikuar në Fletoren Zyrtare, Integrimi në ekonominë globale është një ndër pikat kyç të këtij program, ku përfshihet akordimi të një shifre prej 35 milion lekësh për përmirësimin e imazhit të vendit tonë, nëpërmjet konferencave të ndryshme të organizuara.
Gjithashtu, vëmendja do të shkojë edhe të përshpejtimi i procesit të privatizimeve, në një plan veprimi 1 vjecar, 2014-2015. Ndërkaq, avantazhet konkurruese të sektorëve të konfeksioneve, këpucës dhe materialeve të ndërtimit, si dhe sektorë të tjerë dhe potencial që sjellin rritje dhe investime, do të jenë burim i një mbështetjeje me 30 milion lekësh dhe objekt i nxitjes së bashkëpunimit rajonal, fazë zhvillimi kjo 2014-2020.
Ndërkohë, sipas fletores zyrtare, një fond prej 13,463 milion lekësh do t’i mundësohet projektit të forcimit të kapaciteteve të strukturave promovuese dhe implementuese të strategjive dhe politikave qeveritare në fushën e nxitjes së investimeve. Kjo do të arrihet përmes promovimit të zonave ekonomike dhe identifikimit të investitorëve potencialë në këto zona. Një ndër objektivat e tjera është edhe përmirësimi i politikave të investimeve të huaja.
Pa lënë jashtë vëmendjes edhe promovimin e biznesit shqiptar në tregjet ndërkombëtare apo bashkëpunimin me diasporën, objektiv të cilit i janë akorduar një shifër prej 260 milion lekësh, i shtrirë në plan zbatimi 2014-2020.
Vijon objektivi i përfshirjes së ekonomisë sonë në atë globale, me pikën kyç të përmirësimit të marketingut të Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare, me fond 360 milion lekësh.
Vëmendja do të përqëndrohet edhe përmirësimit të cilësisë së kuadrit rregullator për biznesin, reduktimi i kostove për to dhe rritja e cilësisë së shërbimeve, si pjesë totale e këtij fondi prej 1.3 miliardë lekësh.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.