Përfaqësuesit e kompanive të sigurimeve kërkojnë heqje të TVSH-së për këtë sektor dhe rregullim të tregut. Gjatë një takimi me Autoritetin e Konkurrencës, ishin siguruesit ata që propozuan heqjen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për produktet e tyre. Sipas tyre, ekziston një vendim i gjykatës së Strasburgut që përcakton se policat e sigurimit nuk janë produkt final, por marrje e një përgjegjësie, ndaj për to nuk duhet paguar TVSH. Përfaqësuesit e kompanive u ankuan se tregu vazhdon të jetë me probleme dhe i parregulluar. Sipas tyre, primi i rrezikut apo kosto e sigurimit nuk duhet të jetë e njëjtë për të gjitha kompanitë. Autoriteti i Konkurrencës prezantoi gjithashtu një rregullore të re që do të lejojë marrëveshjet e siguruesve në funksion të llogaritjes së primit të rrezikut. Kryetarja e Komisionit të Konkurrencës Lindita Milo, tha se rregullorja do t’ju krijojë kompanive hapësira që të bashkëpunojnë për përcaktimin e primit të rrezikut, duke respektuar kufizime të caktuara që ky bashkëpunim të mos klasifikohet si marrëveshje e ndaluar. Rregullorja e hartuar nga Autoriteti i Konkurrencës vjen vetëm pak muaj pasi kompanitë e sigurimeve u gjobitën për marrëveshje të ndaluar në tregun e sigurimit të detyrueshëm motorrik. Rregullorja e re do t’ju lejojë kompanive të bashkëpunojnë për të caktuar primin e rrezikut, por jo për të përcaktuar çmimin final të primit të sigurimit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Stoku i banesave të reja në vend është rritur me74 mijë që nga regjistrimi i vitit 2011, sipas të dhënave të Censit të fundit të INSTAT. Sipas të dhënave zyrtare të censit, në vitin 2023 rezultuan 1,082,529 banesa në të gjithë vendin, që përdoren për…
Në vitin 2023, paga mesatare në ekonomi arriti në 70.5 mijë lekë, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT. Në krahasim me vitin e kaluar, mesatarisht paga është rritur me 14%. Një mashkull paguhej mesatarisht 72.7 mijë lekë në muaj, ose 14% më shumë se…
Banka e Shqipërisë edhe gjatë vitit 2023 ka ushtruar inspektime në subjektet e saj mbikëqyrëse për administrimin e rrezikut të pastrimit të parave. Konkretisht, gjatë vitit 2023, janë kryer inspektime për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit në 61 subjekte, nga këto:…
Numri i azilkërkuesve në Shqipëri mëse u dyfishua vitin e kaluar. Po ashtu numri i atyre që kanë lënë shtetësinë shqiptare është rritur me 20 për qind në 2023 krahasuar me vitin 2022. Sipas INSTAT referuar Departamentit të Kufirit dhe Migracionit, pranë Drejtorisë së Përgjithshme…
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka shpjeguar arsyet që çuan në arrestimin e ish ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Sipas njoftimit zyra “Facility Point” për projektin EUSAIR, në SASPAC, nën drejtimin e Z.Beqaj, ka kryer procedura prokurimi fiktive në kundërshtim…
Auroriteti mbikëqyrës i konkurrencës në BE tha se ishte i kënaqur, që një "nivel i mjaftueshëm i presionit konkurrues mbetet". Komisioni Europian tha se miratoi planet e transportuesit kombëtar gjerman Lufthansa, për të marrë kontrollin e përbashkët të ITA Airways të Italisë, për 325 milionë…
Numri i aksidenteve rrugore është rritur ndjeshëm në pesë muajt e parë të këtij viti, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT. Në periudhën janar-maj 2024 ndodhën gjithsej 626 aksidente, me rritje prej gati 47% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më…
Aty ku ka ofertë të kufizuar dhe kërkesë të lartë, teoria ekonomike thotë se tregu zhvillon spekulimin. Por në tregje të pazhvilluara dhe me institucione rregulluese të dobëta,…
I ftuari i podcast-it “Business Plus” nuk është një emër i ri në tregun shqiptar, pasi prej vitesh, ka prezantuar familjen dhe veten, si trashëgimtar i pasionit dhe biznesit njëkohësisht. Pasardhës i themeluesit të Kantinës së Verës “Arbëri”, Rigers Kaçorri, thotë se pse në çdo…
Gjykata Kushtetuese ka njoftuar se Ligji për Pagën Minimale, i cili nuk i përfshin pensionet e veteranëve të luftës së UÇK-së nuk është në kundërshtim me…
Auroriteti mbikëqyrës i konkurrencës në BE tha se ishte i kënaqur, që një "nivel i mjaftueshëm i presionit konkurrues mbetet". Komisioni Europian tha se miratoi planet…
Bashkimi Europian (BE) u ofron ndërmarrjeve të përzgjedhura kroate që operojnë brenda sektorit të gjelbër dhe dixhital, qasje në tregjet e Koresë së Jugut dhe Japonisë.…
Brukseli akuzon Pekinin se u jep prodhuesve të tij të makinave, shuma të mëdha subvencionesh që çojnë në çmime artificialisht të ulëta dhe konkurrencë të pandershme.…
Brezi Z është një brez, që i dëshiron gjërat menjëherë - ushqim, dopaminë, shpërblime, e thënë shkurt, gjithçka. Sjellja e menaxherëve të brezit Z për punën…
Federatat Kombëtare të Futbollit, të përfaqësuara në Kampionatin Europian të Futbollit, EURO 2024 janë gjobitur më shumë se 1.2 milionë euro nga UEFA gjatë fazës së…
Nëse planet marrin dritën e gjelbër, anijet e lundrimit do të ndalohen të hyjnë tërësisht në qendër të qytetit të Amsterdamit nga viti 2035. Amsterdami po…