Në tremujorin e tretë 2013, indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë arriti 184,1 % kundrejt vitit bazë (2005=100), njoftoi INSTAT. Indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë është rritur 2,8 % krahasuar me të njejtën periudhë të vitit paraardhës, dhe 6,5 % krahasuar me tremujorin paraardhës.
Në këtë tremujor, në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare të specializuara”, indeksi i volumit të shitjeve është rritur 4,9 % krahasuar me të njejtin tremujor të vitit paraardhës.
Në tremujorin e tretë 2013, në grupin “Tregtia, mirëmbajtja dhe riparimi i automjeteve dhe motoçikletave“, indeksi i volumit të shitjeve është ulur 5,3 % krahasuar me tremujorin e njejtë të vitit paraardhës, dhe është rritur 4,8 % krahasuar me tremujorin paraardhës.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.