Ndonëse i gjithë vendi po përballet me një situatë të vështirë në luftë ndaj Covid-19, shumë kompani prodhuese janë të detyruara që të vijojnë operimin, edhe pse në një situatë kaotike. Për këtë Shoqata e prodhuesve shqiptarë ka propozuar masat që duhet të ndërmarrë qeveria për të minimizuar sa më shumë pasojat e krijuara nga kjo epidemi. Propozimet ndaj qeverisë, Shoqata e Prodhuesve i ka ndarë në dy faza: Faza e parë për kapërcimin e emergjencës aktuale dhe faza e dytë me propozimet për mbështetje ekonomike.
Arben Shkodra, sekretar i Shoqatës së Prodhuesve Shqiptarë, thotë se janë duke ndjekur me vemendje situatën e rëndë të krijuar në vend nga bllokimi i aktiviteteve ekonomike për shkak të masave të marra, por edhe gjendjes së përgjithshme kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe duke u bazuar në modelin e masave të ndërmarra nga qeveritë e vendeve europiane, për mbështetjen e ekonomive respektive me qëllim parandalimin e një krize te re ekonomike, i kërkon Qeverisë shqiptare të marrë në konsideratë sa mëposhtë:
FAZA 1º – PERBALLIMI I MOMENTEVE TE PARA TE EMERGJENCES
- MIRATIMI I LISTES SE SIPERMARRJEVE QE DO T’I NDALOHET USHTRIMI I AKTIVITETIT
- PROCEDURAT E SAKTA DHE DOKUMENTACIONI PERKATES PER AKREDITIMIN E MJETEVE TE TRANSPORTIT DHE PERSONELIT TE SIPERMARRJEVE QE DO TE VIJOJNE AKTIVITETIN
- MIRATIMI I NJE AKTI LIGJOR APO NENLIGJOR PER KUSHTET DHE RREGULLAT E PER SIPERMARRJET QE DO TE VIJOJNE AKTIVITETIN:
- Rregullat/procedurat/dokumentacioni për importimin e lëndëve të para, produkteve dhe makineri/pajisje
- Lehtësi në procedurat kufitare dhe doganore
- Lehtësi në qarkullim gjatë ditës dhe natës në të gjithë territorin
- Rregullat/procedurat/dokumentacionin për akreditimin e furnitoreve vendorë të lëndëve të para dhe shërbimeve të emergjencave private për defektet, duke marrë në konsideratë vetëdeklarimet me firmë dhe vulë nga shoqëria;
- Rregullat/procedurat/dokumentacioni për dorëzimin dhe shkarkimin e mallrave në magazinat e industrive prodhuese, duke marrë në konsideratë vetëdeklarimet me firmë dhe vulë nga shoqëria
- Rregullat/procedurat/dokumentacioni për lëvizjen e punonjesve për të ardhur në punë duke marrë në konsideratë vetëdeklarimet me firmë dhe vulë nga shoqëria
- Rregullat/procedurat/kriteret/ dokumentacioni për organizimin dhe funksionimin në ambientet e punës:
- Oraret e punës dhe turnet
- Hyrja dhe dalja
- Pastrimi dhe dezinfektimi
- Distancat midis punonjesve
- Procedurat e trajtimit të të infektuarve gjatë punës
- Procedurat me furnitorët dhe klientët
- Procedurat e higjanizimi dhe aparatet higjenizuese
- Përdorimi i ambienteve të përbashkëta
Sipermarrësit prodhues që do të lejohen të vijojnë veprimtarinë ekonomike, janë përgjegjës për të përmbushur kushtet e parandalimit të përhapjes së Covid-19 dhe zbatimin e kritereve nga personeli i tyre. Nëse sipërmarrjet janë në përmbushje të plotë të kushteve sipas rregullave të aprovuara nga qeveria, nuk janë përgjegjëse nëse konstatohen raste të infektimit të punonjësve gjatë kohës së ushtrimit të aktivitetit
- Rregullat/procedurat/dokumentacioni për qarkullimin e mjeteve të transportit dhe shpërndarjen e produkteve të gatshme brenda dhe export duke marrë në konsideratë vetëdeklarimet me firmë dhe vulë nga shoqëria
FAZA 2º – MASA EKONOMIKE PER MBESHTETJEN E SIPERMARRJES PER VITIN 2020
A – NE MARREDHENIE ME ADMINISTRATEN SHTETERORE QENDRORE KERKOHET:
- shtyrje e të gjithë afateve të deklarimeve deri në përfundim të gjendjes së jashtëzakonshme
- shtyrje e të gjithe afateve procedurale deri në përfundim të situatës së jashtëzakonshme
- shtyrje e të gjithë proceseve të aplikimit për tendera/ privatizime/ koncesione/ ankande etj, deri ne përfundim të gjendjes së jashtëzakonshme
- shtyrje me 3 muaj e pagesës së taksave/ tatimeve/ akcizës ndaj administratës qendrore (duke filluar nga muaji shkurt 2020)
- rillogaritje e tatim fitim fitimit mujor
- heqjen e pagesës së dividentit për vitin 2019
- heqjen e detyrimit per pagesën e tvsh dhe akcizen në doganë për lëndet e para deri në përfundim të gjendjes së jashtëzakonshme
- heqjen e pagesës së tarifës së skanimit në doganë deri në përfundim të gjendjes së jashtëzakonshme
- heqjen e tarifës së parkimit në doganë deri në përfundim të gjendjes së jashtezakonshme
- shtyrje me 3 muaj e pagesës së sigurimeve shoqerore mbi pagën
- shtyrje e pagesës së energjisë elektrike dhe ujit deri në përfundimin e gjendjes së jashtëzakonshme dhe mosndërprerja për shkak të mospagesës (të mbahet në konsideratë rasti për sipërmarrjet prodhuese që aktualisht furnizohen nga opratorë kompani private të furnizimit me energji elektrike)
- ndalimin e cdo kontrolli, inspektimi (perveç atij sipas aktit normativ covid-19) nga autoritetet qendrore e lokale që ka qenë i planifikuar.
- ngrirjen apo shtyrjen e çdo afati ligjor në çështjet që sipërmarresit prodhues kanë pasur në shqyrtim me çdo autoritet shtetëror.
B – MARREDHENIET ME ADMINISTRATEN SHTETERORE LOKALE
- shtyrje e të gjithe afateve të deklarimeve deri në përfundim të gjendjes së jashtëzakonshme
- shtyrje e të gjithe afateve procedurale deri në përfundim të situatës së jashtëzakonshme
- heqjen e taksave dhe tatimeve vendore për vitin 2020
C- MARREDHENIA ME SISTEMIN BANKAR
- ngrirje me 6 muaj e të gjithë pagesave të huave në banka dhe institucione të tjera financiare
- riskedulim të të gjithë huave në banka dhe institicione financiare dhe aplikim deri në fund të vitit të interesave të buta
- financime të reja me procedurë të lehtësuar për sektorin e prodhimit (krijimi i nje mekanizmi shteteror garancie për rifinancimet dhe huate e reja)
D- MARREDHENIA ME SISTEMIN E SIGURIMEVE NDAJ DEMIT
- dëmshpërblim me procedurë të përshpejtuar për sipërmarrjet që kanë siguruar riskun e ndërprerjes së punës me kompani siguruese
E – MARREDHENIA ME PUNEMARRESIT
- rregullim ligjor për marrëdhënien kontraktuale midis punëdhënësit dhe punëmarrësit gjatë periudhës së gjendjes së jashtëzakonshme
- subvencionim me pagën minimale deri në përfundim të gjendjes së jashtëzakonshme për sipërmarrjet që nuk do të lejohen të ushtrojnë aktivitet
- subvencionim të kontributit të sigurimeve shoqerore deri në përfundim të gjendjes së jashtëzakonshme për sipermarrjet që nuk do të lejohen të ushtrojnë aktivitet
F- MASA TE VECANTA PER SEKTORIN E BUJQESISE
- Mjekët veterinerë, zootekniket, ekspertët e insiminimit artificial, personeli farmacive bujqesore dhe atyre veterinare, personeli stacioneve veterinare private, Agronomet e mbrojtjes së bimeve dhe personeli farmacive bujqesore, të trajtohen nga organet e ruajtjes së rendit me të njëjtin status si edhe personeli shëndetsor human, që nuk shërben drejtë përdrejtë me të sëmuret e infektuar nga Covid 2019.
- Drejtuesit e mjeteve të mekanikës bujqesore, disa punonjës të qendrave të shitjes dhe riparimit të mekanikës bujqesore, blegtorët, prodhuesit, perpunuesit dhe transportuesit e ushqimeve të blegtorisë, të bletarise, të konsiderohen e trajtohen nga organet e ruajtjes së rendit me statusin e miratuar deri tani për punonjesit që shërbejnë në hallkat e zinxhirit ushqimor për furnizimin e popullit me ushqime.
- Blegtoret, transportuesit e qumështit, vezëve, mishit, administratoret e shoqatave dhe fërmave blegtorale dhe komplekseve të prodhimit të ushqimit të blegtorisë, që ndodhen në kushtet e mungesave dhe kufizimit të fuqisë punëtore, të mos kufizohen me orare fixe në lëvizjet që ata detyrohen të bëjnë në kembë ose me mjete të transportit public ose personale në drejtim të fermave të tyre.
- T’u krijohen disa lehtësi në levizje dhe në furnizimin me preparate dezinfektuese cilësore, të miratuara nga organet kopetente shëndetsore, specialisteve të dizinfektimit te stallave dhe komplekseve blegtorale.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.