Kriteret janë të forta, kurse lista e makinerive, jo e plotë. Ja reagimi i Ministrisë….
Vendimi i fundit i qeverisë për përjashtimin nga TVSh të makinerive e pajisjve ka ngjallur reagimin e shoqatave të biznesit, që e konsiderojnë si mjaft të vështirë në praktikë zbatimin e tij.
Dhoma Amerikane e Tregtisë (AmCham) ka analizuar gjerësisht draftet e qeverisë dhe në fund jep disa konkluzione, bashkë me rekomandimet përkatëse.
1. Lista e makinerive, të cilat janë të përjashtuara nga aplikimi i TVSH-së, nuk është e plotë dhe gjithëpërfshirëse dhe në praktikë, kjo e bën të pamundur zbatimin e VKM-së. Për këtë arsye, ne sugjerojmë që qeveria duhet të përgatisë një listë të plotë të makinerive dhe pajisjeve përpara aprovimit të këtij projektvendimi.
2. Fakti që VM-ja vendos mbi tatimpaguesit kërkesa të cilat janë mjaft të vështira dhe të panevojshme për pjesën më të madhe të tyre (dokumente, autorizime, miratime, vërtetim NIPT-i, plan biznesi, linjë teknologjike prodhimi, plan investimi, etj.) do ta bëjë këtë VKM të vështirë për t’u zbatuar në praktikë dhe në të njëjtën kohë, të kushtueshëm për tatimpaguesit, të cilët shpresojnë të përfitojnë nga ky përjashtim i TVSH-së.
3. Në vend të plan-biznesit, planit të investimit, etj., do të sugjeronim që vendimi të parashikojë faktin që tatimpaguesit të kenë parasysh se makineritë dhe pajisjet e importuara, subjekte të përjashtimit të TVSH-së, do të jenë të kapitalizuara nga importuesi.
4. Marrja e autorizimit kushtëzohet me statusin e pagimit të taksave të aplikuesit. Ne besojmë se kjo duhet të përjashtohet për dy arsye: (i) legjislacioni parashikon sanksione përkatëse në rast se tatimpaguesi ka taksa ende të pashlyera, dhe (ii) një kërkesë e tillë nuk e bën efektive të drejtën e tatimpaguesit të garantuar nga ndryshimi i fundit ligjor. (p.sh. e drejta e përjashtimit të TVSH-së)
5. Zbatueshmëria e kësaj VKM-je nga tatimpaguesit nuk duhet t’i detyrojë këta të fundit që të heqin dorë nga TVSH-ja që shteti u detyrohet atyre.
6. Duke parashikuar një afat 15-ditor për dhënien e autorizimeve te duhura, vendimi duhet të parashikojë se në rast se ky autorizim nuk është lëshuar dhe/ose nuk është dhënë asnjë përgjigje nga autoritetet kompetente, ky autorizim do të konsiderohet si i mirëqenë. Kjo është e rëndësishme nëse do të marrim parasysh procedura të njëjta të parashikuara nga legjislacioni aktual; dështimi i legjislacionit në parashikimin se çfarë ndodh nëse nuk iu jepet përgjigje tatimpaguesve, i vendos ata në një pozitë të paqartë, në këtë rast në lidhje me përjashtimin e TVSH-së.
Në mënyrë që të shmanget ky keqinterpretim në të ardhmen, vendimi duhet të referohet vetëm në importin e makinerive dhe pajisjeve dhe duhet të shmangë përdorimin e termit “mallra”.
Reagon ministria
Ministria e Ekonomisë dhe ajo e Financave kanë reaguar ndaj kërkesave të Dhomës Amerikane:
Lidhur me komentin e parë se lista është e paplotë, DHAT nuk specifikon se cilat makineri dhe pajisje nuk janë përfshirë në këtë listë për të qenë “gjithëpërfshirë”. Cdo makineri dhe pajsije kur importohet ka një Kod të caktuar doganor , kod ky i specifikuar në këtë listë. Kështu që na ana praktike, nuk qendron komenti i DHAT se “KJO E BEN TE PAMUNDUR ZBATIMIN E VKM”. Ministria mirepret propozime konkrete se cilat janë makineritë dhe pajisjet të cilat nuk janë të përfshira në këtë liste, që t’I përfshijmë.
2. Dokumentat të cilat janë të përcaktuara në pVKM, për tatimpaguesin, për tu paraqitur në doganë, nuk përbëjnë kosto administrative për tatimpaguesin sepse janë dokumenta që tatimpaguesi i ka në funksion të zhvillimit të aktivitetit të tij ekonomik. Do ti kushtojë vetëm kostoja e fotokopjimit
— -Kështu kopje e marreveshjes me qeverinë nëse e ka, ose kopje e licensës/ lejes, dorëzohet vetëm heren e parë të importimit dhe jo më pas.
—Ne PVKM kërkohet thjesht kopje e dokumentave që ka biznesi, jo dokumenta që duhet ti marrë nëpër zyra/institucione të ndryshme vëtem për efekt të marrjes së këtij përjashtimi
Përjashtimi nga pagesa e TVSH në import është e lidhur me importimin e makinerive dhe pajisjeve në funksion të realizimit të investimeve në një nivel të caktuar apo në një sektor të caktuar. Për këtë arsye, është e nevojshme një set dokumentash që të provojë këtë kusht.
3. Lidhur me komentin se makineritë dhe pajijset do të jenë të kapitalizuara nga importuesi, kjo është cështje kontabiliteti që e bën cdo tatimpagues;
4. Kushtëzimi i marrjes së autorizimit me statusin e pagimit te taksave përbën “parim” që është vendosur në aktet nenligjore për rastet e përfitimit te lehtesirave fiskale, Ky parim lidhuet me faktin se lehtësira të tilla të rëndësishme fiskale duhet ti jepen bizneseve të cilave janë treguar korret në pagimin e taksave. Megjithte, duke marrë në konsideratë komentin e grupeve te interesit, Ministria e Finnacave e pranon këtë propozim.
5. Heqja dore nga TVSH per tu marrë në tatime është kërkesë e përcaktuar në ligj. Ne këtë pike, PVKM thjesht përcakton proceduren e zbatimit të kësaj pike të ligjit.
6.Afati 15 ditor i marrjes së autorizimit të perjashtimit është I përcaktura në pVKM,dhe konkretisht në piken 4 të saj në të cilën thuhet se “Me plotësimin e dokumentacionit te përcaktuar në pikën 3 të këtij Vendimi, brenda 15 ditesh kalendarike D.P.D pajis tatimpaguesin me Autorizimin e Përjashtimit nga TVSH-ja në të cilin përcaktohet edhe dega doganore mbikqyrëse.” Do të reflektohet në draft propozimi që në rast se administratat nuk kthejne përgjigje brenda afatit te percaktuar në pvkm, autorizimi konsiderohet i dhënë.
7. Lidhur me komnetin e referimit në pvkm vetem me termin “makineri dhe pajsije” dhe shmangien e perdorimit të termit “mallra” sugjerimi është i sakte dhe rregullimi do të reflektohet
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.